Prishtinë, 16 janar 2021 – Ekipi i monitoruesve dhe hulumtuesve të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) ka hulumtuar integritetin e kandidatëve të partive politike të përfshirë̈ në listat zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021. Gjetjet e hulumtimit të IKD-së tregojnë̈ se në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) nga 110 kandidatë për deputetë, janë 10 kandidatë me aktakuza dhe 2 kandidatë me dënime të plotfuqishme gjatë 3 viteve të fundit.
Duke qenë se IKD është e vetmja organizatë, e cila monitoron sistematikisht trajtimin e rasteve në sistemin e drejtësisë, në vazhdim pasqyron në mënyrë detajuar, të gjitha informacionet për këta kandidatë të LVV-së:
Emri i kandidatit për deputet | Data e ngritjes së aktakuzës | Vepra penale në aktakuzë | Faza procedurale | Lloji i aktgjykimit | Data e dënimit | Dënim i plotfuqishëm |
Albin Kurti | 16.12.2015 | Përdorim i armës dhe pengim i personit zyrtar | Aktgjykim i formës së prerë | Dënues | 18.09.2018 | Po |
Glauk Konjuca | 22.02.2016 | Përdorim i armës dhe pengim i personit zyrtar | Në proces në shkallë të parë | |||
Albulena Haxhiu (2 raste) | Rasti 1: 16.12.2015
Rasti 2: 08.04.2016 |
Rasti 1 dhe 2: Përdorim i armës dhe pengim i personit zyrtar | Rasti 1: Aktgjykim i formës së prerë
Rasti 2: Në proces në shkallë të parë |
Rasti 1: Dënues
|
Rasti 1: 18.09.2018 | Rasti 1: Po |
Arbërie Nagavci | / | Përdorim i armës dhe pengim i personit zyrtar | Në proces në shkallë të parë | |||
Mimoza Kusari – Lila | 10.04.2020 | Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar | Në proces në shkallë të parë | |||
Xhelal Svecla | / | Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm | Në proces në shkallë të parë | |||
Fitore Pacolli | / | Përdorim i armës dhe pengim i personit zyrtar | Në proces në shkallë të parë | |||
Valon Ramadani | / | Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm | Në proces në shkallë të parë | |||
Jetmire Vrenezi | 20.12.2019 | Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar | Në proces në shkallë të parë | |||
Drita Millaku | / | Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm | Në proces në shkallë të parë | |||
Ekrem Mustafa | 21.03.2017 | “Rrezikim i trafikut publik” | Në proces në shkallë të parë | |||
Sali Zyba | Rasti 3: /
Rasti 4: 23.01.2017 |
Rasti 1: Përdorim i armës; Rasti 2: “Sulm ndaj personit zyrtarë, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare ” | Rasti 1 dhe 2: Në proces |
IKD vazhdimisht ka avokuar për dekriminalizimin e skenës politike, duke kërkuar nga partitë politike që të ngrisin integritetin e listave zgjedhore me kandidatë që nuk kanë probleme me ligjin.
IKD thekson se këto të dhëna janë mbledhur nga monitorimi sistematik i seancave gjyqësore publike. Pra, ka mundësi, sikurse ka ndodhur në praktikën gjyqësore, që të ketë aktakuza të ngritura ndaj politikanëve të caktuar, që mund të jenë në këto lista, por të cilat nuk janë bërë publike ende. Gjithsesi, IKD do të hulumtojë edhe ditët në vazhdim, për të kompletuar secilin informacion mbi secilin kandidatë që gjendet në listat zgjedhore.
IKD do të publikojë të dhënat e te gjithë kandidatëve që janë në listat zgjedhore të të gjitha partive politike dhe koalicioneve, duke u bazuar në të dhënat e monitorimit nga sistemi i drejtësisë.