Zgjedhjet e parakohshme 2021: Integriteti i listës zgjedhore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës 

Zgjedhjet e parakohshme 2021: Integriteti i listës zgjedhore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës 

Zgjedhjet e parakohshme 2021: Integriteti i listës zgjedhore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës 

Prishtinë, 16 janar 2021 – Ekipi i monitoruesve dhe hulumtuesve të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) ka hulumtuar integritetin e kandidatëve të partive politike të përfshirë në listat zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021.

Gjetjet e hulumtimit të IKD-së, tregojnë se në listën zgjedhore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nga 110 kandidatë për deputetë, janë tetë (8) kandidatë ndaj të cilëve ka aktakuza aktive. Për shtatë (7) prej tyre, gjykimi është në proces në shkallë të parë, kurse për një (1) kandidat rasti është kthyer në rigjykim dhe është në proces në shkallë të parë.

Duke qenë se IKD është e vetmja organizatë, e cila monitoron sistematikisht trajtimin e rasteve në sistemin e drejtësisë, në vazhdim pasqyron në mënyrë detajuar, të gjitha informacionet për këta kandidatë të AAK – së.

Emri i kandidatit për deputet Data e ngritjes së aktakuzës Vepra penale në aktakuzë Faza procedurale Lloji i aktgjykimit Data e dënimit Dënim i plotfuqishëm
Time Kadrijaj 22.02.2016 Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve Në proces në shkallë të parë
Pal Lekaj 22.02.2016 Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe Pengim i personit zyrtar Në proces në shkallë të parë
08.04.2016 Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve Në proces në shkallë të parë
10.04.2016 Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar Në proces në shkallë të parë
Teuta Haxhiu 22.02.2016 Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve Në proces në shkallë të parë
Haxhi Shala 06.01.2016 Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe Pengim i personit zyrtar Në proces në shkallë të parë
Meliza Haradinaj 26.03.2019 Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare Në proces – rigjykim
Shkumbin Demaliaj 07.12.2018 Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar Në proces në shkallë të parë
01.08.2019 Kanosje Në proces në shkallë të parë
Gani Dreshaj 31.05.2019 Kanosje Në proces në shkallë të parë
Rrustem Berisha 07.12.2018 Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar Në proces në shkallë të parë

Tabela 1: Kandidatët e AAK-së për deputet me aktakuza si dhe dënime në tri (3) vitet e fundit

IKD vazhdimisht ka avokuar për dekriminalizimin e skenës politike, duke kërkuar nga partitë politike që të ngritin integritetin e listave zgjedhore me kandidatë që nuk kanë probleme me ligjin.

IKD thekson se këto të dhëna janë mbledhur nga monitorimi sistematik i seancave gjyqësore publike. Pra, ka mundësi, sikurse ka ndodhur në praktikën gjyqësore, që të ketë aktakuza të ngritura ndaj politikanëve të caktuar, që mund të jenë në këto lista, por të cilat nuk janë bërë publike ende.

Gjithsesi, IKD do të hulumtojë edhe ditët në vazhdim, për të kompletuar secilin informacion mbi secilin kandidat që gjendet në listat zgjedhore.

IKD do të publikojë të dhënat e të gjithë kandidatëve që janë në listat zgjedhore të të gjitha partive politike dhe koalicioneve, duke u bazuar në të dhënat e monitorimit nga sistemi i drejtësisë.