VENDE TË LIRA PUNE: Monitorues/Hulumtues; Gazetar; Redaktor dhe Asistent administrativ në Institutin e Kosovës për Drejtësi

VENDE TË LIRA PUNE: Monitorues/Hulumtues; Gazetar; Redaktor dhe Asistent administrativ në Institutin e Kosovës për Drejtësi

VENDE TË LIRA PUNE: Monitorues/Hulumtues; Gazetar; Redaktor dhe Asistent administrativ në Institutin e Kosovës për Drejtësi

VENDE TË LIRA PUNE:

Monitorues/Hulumtues; Gazetar; Redaktor dhe Asistent administrativ në Institutin e Kosovës për Drejtësi

02/07/2024

 KONKURS PËR PUNË

Ju që konsideroni për të aplikuar në këtë konkurs, sigurohuni që e kuptoni drejtë misionin dhe vlerat që promovon shoqëria civile. Inkurajohen të aplikojnë vetëm personat profesionistë, kreativ dhe shumë entuziastë, të cilët kanë qasje proaktive në ndërtimin dhe promovimin e vlerave në fushën e sundimit të ligjit. IKD është vend i mundësive për ide të reja, avansim profesional dhe për të ju ofruar mundësi që përmes aktivizmit qytetarë të ndikoni drejtpërdrejtë në përmirësimin e zhvillimit dhe zbatimit të drejtë të politikave në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë. Për të arritur këtë ndikim, kërkohen persona profesionistë që kanë ideale, besojnë dhe punojnë pakursyer për të kërkuar drejtësi dhe qasje të barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët. IKD inkurajon fuqishëm të gjithë ata persona që nuk e gjejnë vetën në këto vlera që mos të kandidojnë në këtë konkurs.

Për të gjithë ata persona që i bashkohen vlerave të lartë shënuara, IKD ofron mundësi të barabarta që t’i bashkohen ekipit tonë në këto pozita:

 MONITORUES/HULUMTUES TË SISTEMIT TË DREJTËSISË

  1. MONITORUES/HULUMTUES NË PRISHTINË (numri nuk është i kufizuar)
  2. MONITORUES/HULUMTUES NË GJILAN

PËR POZITËN MONITORUES/HULUMTUES DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË PUNËS JANË:

– Monitorimi i institucioneve publike (me fokus në sistemin e drejtësisë);
– Hulumtimi në teren, mbledhja dhe analiza e të dhënave primare dhe sekondare të hulumtimeve;
– Monitorimi, hulumtimi dhe raportimi në baza ditore nga gjykatat, prokuroritë, policia, etj;
– Hulumtimi dhe raportimi për tema problemore në fushën e sundimit të ligjit;
– Hulumtim ligjor;
– Shkrimi i raporteve dhe analizave ligjore në fushën e sundimit të ligjit;

Edukimi dhe shkathtësitë:
– Së paku studimet bachelor në Fakultetin Juridik;
– Shkathtësi të larta të shkrimit akademik
– Njohje e gjuhës angleze
– Përparësi përvoja në projekte hulumtuese

Dokumentet e aplikimit:
– CV personale
– Letër e motivimit (në gjuhën shqipe dhe angleze)
– Letër e rekomandimit

——————————————————————————————————————–

  • GAZETAR/E HULUMTUES/E

PËR POZITËN GAZETAR/E DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË PUNËS JANË:

– Hulumtimi informatave dhe të dhënave nga terreni;
– Hulumtimi i storieve në terren;
– Vetëiniciativë për propozimin e temave për hulumtim;
– Përgatitja e skenarëve dhe realizimi i storieve hulumtuese dhe analitike;

 Edukimi dhe shkathtësitë:
– Studimet bachelor në gazetari apo shkenca shoqërore;
– Shkathtësi të larta të shkrimit akademik;
– Përparësi njohja e gjuhës angleze;
– Përvojë pune në gazetari apo projekte hulumtuese;

 Dokumentet e aplikimit:
– CV personale
– Letër e motivimit
– Letër e rekomandimit

———————————————————————————————————–

  • REDAKTOR/E

 PËR POZITËN REDAKTOR/E DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË PUNËS JANË:

– Hulumtimi informatave dhe të dhënave për tema me interes publik për hulumtim;
– Propozimi i temave për hulumtim për ekipin e gazetarëve;
– Hulumton lajme në internet dhe merr pjesë në zhvillimin e lajmeve;
– Mban ekipin e organizatës/emisioneve të informuar vazhdimisht për temat aktuale dhe materialet që ia vlejnë të eksplorohen;
– Përgatitë draft skenarë për storie hulumtuese dhe analitike;
– Kujdeset për llogaritë e organizatës/emisioneve/produkteve mediale në Facebook, YouTube dhe Instagram, dhe hulumton mundësi të reja për përdorimin e platformave të tjera për të arritur audienca të reja;
– Poston përmbajtjen e organizatës/emisioneve/produkteve mediale në mediat sociale dhe sigurohet që përmbajtja është e përshtatshme për kërkimet në Google;
– Prodhon përmbajtje të veçantë për mediat sociale për të gjitha produktet mediale të organitës/emisioneve;
– Përgatitë dhe reklamon përmbajtje në mediat sociale, shënjestron audienca, përcjell performancën;
– Planifikon dhe krijon anketa, kuize ose forma të tjera të ndërveprimit me audiencën e organizatës/emisionedeve dhe produkeve mediale në mediat sociale;
– Përgjigjet/përcjell mesazhet e dërguara në mediat sociale, moderon diskutimet në postime në përputhje me standardet më të larta të komunikimit.

 Edukimi dhe shkathtësitë:
– Studimet bachelor në gazetari apo shkenca shoqërore;
– Shkathtësi të larta të shkrimit akademik;
– Përparësi njohja e gjuhës angleze;
– Përvojë pune në gazetari dhe redaktim;

 Dokumentet e aplikimit:
– CV personale
– Letër e motivimit
– Letër e rekomandimit

Jemi në kërkim të personave të interesuar për të punuar në një mjedis kreativ dhe sfidues pune. IKD në kuadër të programit “Media” zhvillon gazetari hulumtuese dhe prodhon produkte mediatike, të cilat publikohen/transmetohen në platformën informuese për sundimin e ligjit “Betimi për Drejtësi” si dhe përmes disa emisioneve televizive të specializuara për drejtësi. IKD është vend i mundësive të barabarta andaj inkurajohen gratë si dhe komunitetet jo-shumicë në Kosovë që të aplikojnë.

——————————————————————————————————————–

  • ASISTENT ADMINISTRATIV PËR PRISHTINË

PËR POZITËN ASISTENT ADMINISTRATIV PËR PRISHTINË DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË PUNËS JANË:


– Ndihmon stafin Profesional dhe Drejtues në detyra të rëndësishme dhe të shkathëta teknike/administrative (shpesh pa mbikëqyrje); kryen të gjitha punët në kohë dhe në mënyrë të saktë;

– Merr përgjegjësi specifike, pa mbikëqyrje, për zbatimin e një numri të procedurave dhe udhëzimeve administrative përmes vet-iniciativës;

– Mban regjistër të saktë dhe të plotë të aktiviteteve, dosjeve, punimeve, dokumenteve zyrtare, etj., përfshirë përgatitjen e raporteve dhe analizave statistikore;

– Mban kontakte të rregullta me punonjësit e organizatws, përfshirë ofrimin e ndihmës dhe këshillave e udhëzimeve për çështje të caktuara ose shkëmbim të informatave;

– Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjera për mbikëqyrësin si dhe  ndihmon në zgjidhjen e ndonjë problemi administrativ dhe teknik;

– Kryen detyra tjera në përputhje me ligjet, në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe.

 Edukimi dhe shkathtësitë:
–Student/e i/e Fakultetit Ekonomik;
– Përparësi njohja e gjuhës angleze;

 Dokumentet e aplikimit:
– CV personale
– Letër e motivimit

Aplikacionet pranohen deri më 12 korrik 2024 në orën 17:00, dhe ato duhet të dërgohen në e-mailin: info@kli-ks.org dhe varësisht për cilën pozitë aplikoni duhet ta shkruani në subjekt titullin sin ë vijim:

 Aplikim për Monitorues/Hulumtues për Prishtinë;

  • Aplikim për Monitorues/Hulumtues për Prishtinë;
  • Aplikim për Gazetar/Hulumtues;
  • Aplikim për Redaktor;
  • Aplikim për Asistent Administrativ për Prishtinë;

 Vetëm kandidatët e përzgjedhur në bazë të dokumenteve të aplikimit do të ftohen për tu intervistuar.