Vende të lira pune: Gazetar/e në Programin “Media” në Institutin e Kosovës për Drejtësi

Vende të lira pune: Gazetar/e në Programin “Media” në Institutin e Kosovës për Drejtësi

Vende të lira pune: Gazetar/e në Programin “Media” në Institutin e Kosovës për Drejtësi

23/12/2021

 KONKURS PËR PUNË

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në kuadër të programit “Media” është duke kërkuar dy (2) kolegë/e për tu bashkuar në këto pozita:

 GAZETAR/E

PËR POZITËN GAZETAR/E DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË PUNËS JANË:
– Hulumtimi informatave dhe të dhënave nga terreni;
– Hulumtimi i storieve në terren;
– Përgatitja e skenarëve dhe realizimi i storieve hulumtuese dhe analitike;

 Edukimi dhe shkathtësitë:
– Studimet bachelor në gazetari apo shkenca shoqërore;
– Shkathtësi të larta të shkrimit akademik;
– Përparësi njohja e gjuhës angleze;
– Përvojë pune në gazetari apo projekte hulumtuese;

 Dokumentet e aplikimit:
– CV personale
– Letër e motivimit
– Letër e rekomandimit

Jemi në kërkim të personave të interesuar për të punuar në një mjedis kreativ dhe sfidues pune. IKD në kuadër të programit “Media” zhvillon gazetari hulumtuese dhe prodhon produkte mediatike, të cilat publikohen/transmetohen në platformën informuese për sundimin e ligjit “Betimi për Drejtësi” si dhe përmes disa emisioneve televizive të specializuara për drejtësi. IKD është vend i mundësive të barabarta andaj inkurajohen gratë si dhe komunitetet jo-shumicë në Kosovë që të aplikojnë.

Aplikacionet pranohen deri më 30 dhjetor 2021 në orën 17:00, dhe ato duhet të dërgohen në e-mailin: punesim@kli-ks.org me titull: Aplikim për Gazetar/e.