Thirrje publike për tetë pozita të hapura për individët e interesuar për t’u anëtarësuar në LEAP Kosovo

Thirrje publike për tetë pozita të hapura për individët e interesuar për t’u anëtarësuar në LEAP Kosovo

Thirrje publike për tetë pozita të hapura për individët e interesuar për t’u anëtarësuar në LEAP Kosovo

Prishtinë, 19 prill 2019 – Instituti i Kosovës për Drejtësi në bashkëpunim me CLARD, Fair Trials Europe dhe Komitetin  e Helsinkit, është në proces të zbatimit të projektit “Avancimi i të drejtave të pandehurve në procedurë penale”, mbështetur nga Ambasada Holandeze në Prishtinë përmes Projektit MATRA.

Qëllimi i këtij projekti është promovimi i të drejtave të të pandehurve për një proces gjyqësor të drejtë në Kosovë. IKD përmes këtij projekti në bashkëpunim me CLARD, Fair Trials Europe dhe Komitetin  e Helsinkit, synon të themelojë Panelin Këshillëdhënës të Ekspertëve Ligjor në Republikën e Kosovës (LEAP Kosovo)  dhe anëtarësimin në Rrjetin e Ekspertëve Ligjor Evropian të Fair Trials (LEAP).

LEAP Kosovo ndër të tjera do të angazhohet në hulumtimin dhe promovimin e praktikave në Kosovë që për qëllim kanë respektimin e të drejtave të të pandehurve në procedurë penale për një gjykim të drejtë. Ndër të tjera projekti ka për qëllim avokimin tek institucionet publike lidhur me përafrimin e legjislacionit dhe zbatimin e standardeve të Bashkimit Evropian, praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe përfaqësimin e rasteve që do të kishin ndikim në ndërtimin e praktikës gjyqësore për një gjykim të drejtë.

LEAP përbëhet nga 200 organizata me përfaqësues nga firmat ligjore, shoqëria civile dhe akademikë që mbulojnë 28 shtete anëtare të Bashkimit Evropian.

LEAP Kosovo angazhimin do ta bazojë në punë vullnetare dhe që për qëllim ka rritjen e aktivizmit qytetarë në promovimin e të drejtave dhe lirive të njeriut në Kosovë.

Instituti i Kosovës për Drejtësi, me qëllim të inicimit të themelimit të LEAP Kosovo, shpall konkurs për tetë (8) pozita të hapura për individët e interesuar për t’u anëtarësuar në LEAP Kosovo.

Të interesuarit për tu anëtarësuar në LEAP Kosovë duhet të plotësojnë këto kushte:

  1. Avokat i licencuar nga Oda e Avokatëve të Kosovës, me përvojë në të drejtën penale apo njohuri mbi të drejtat dhe liritë e njeriut;
  2. Profesorë nga Fakultetet Juridike të Republikës së Kosovës me përvojë në të drejtën penale apo njohuri  mbi të drejtat dhe liritë e njeriut;
  3. Përfaqësues nga shoqëria civile me përgatitje të lartë profesionale dhe me përvojë nga drejtësia penale apo njohuri nga fusha e të drejtave të njeriut.

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin letër të shprehjes së interesit dhe të dërgojnë një rezume lidhur me përgatitjen profesionale dhe përvojën e punës.

Të gjithë të interesuarit duhet të aplikojnë në email-in info@kli-ks.org, duke bashkangjitur një letër të shprehjes së interesit për pozitën, rezumenë, si dhe në titull të e-mailit të shkruhet LEAP Kosovo.

Afati i aplikimit nga data 19 prill 2019 deri me 14 maj 2019.

Aplikacionet e dërguara do të shqyrtohen nga paneli i përbërë me përfaqësues nga IKD, CLARD, Komiteti i Helsinkut dhe Ambasada Holandeze.

Vetëm kandidatët e suksesshëm do të përzgjidhen për procedurat e mëtejme për anëtarësim në LEAP Kosovo.