THIRRJE PËR APLIKIM: Për aftësimin e njëzet (20) studentëve të vitit të fundit të Fakultetit Juridik në kuadër të Qendrës për Edukim Profesional të Institutit të Kosovës për Drejtësi (shqip dhe serbisht)

THIRRJE PËR APLIKIM: Për aftësimin e njëzet (20) studentëve të vitit të fundit të Fakultetit Juridik në kuadër të Qendrës për Edukim Profesional të Institutit të Kosovës për Drejtësi (shqip dhe serbisht)

THIRRJE PËR APLIKIM: Për aftësimin e njëzet (20) studentëve të vitit të fundit të Fakultetit Juridik në kuadër të Qendrës për Edukim Profesional të Institutit të Kosovës për Drejtësi (shqip dhe serbisht)

THIRRJE PËR APLIKIM: Për aftësimin e njëzet (20) studentëve të vitit të fundit të Fakultetit Juridik në kuadër të Qendrës për Edukim Profesional të Institutit të Kosovës për Drejtësi

Prishtinë, 01 shtator 2021 – Qendra për Edukim Profesional e Institutit të Kosovës për Drejtësi zhvillon aktivitete të ndryshme profesionale me qëllim të aftësimit të studentëve përmes Klinikave Ligjore. Pas suksesit të grupit të parë të studentëve të aftësuar në kuadër të kësaj Qendre, hapet thirrja për aftësimin e grupit të dytë të studentëve të Fakultetit Juridik.

Për këtë qëllim, IKD shpall konkurs për njëzet (20) pozita të hapura për studentë të vitit të fundit të Fakultetit Juridik, për mentorim dhe aftësim në praktikë profesionale juridike, në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera relevante.

Pjesëmarrësit e Klinikës Ligjore do të kenë mundësinë që përmes trajnimeve dhe aktiviteteve praktike të ngritin njohuritë e tyre profesionale për funksionimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë. Studentëve pjesëmarrës u mundësohet që të shohin nga afër zhvillimin e seancave gjyqësore, të jenë pjesë e trajtimit të drejtpërdrejtë të rasteve reale të palëve përfitues të ndihmës juridike falas në Qendrën për Ndihmë Juridike falas të Institutit të Kosovës për Drejtësi (QNJ-IKD), si dhe të jenë pjesë e aktiviteteve të tjera praktike sikurse simulimi i seancave gjyqësore.

Përmes njohurive të fituara në kuadër të programit të Qendrës për Edukim Profesional të IKD-së, studentët do ta kenë më të lehtë përfundimin e Provimit të Jurisprudencës dhe në përgjithësi praktikimin e ligjit në Kosovë.

Ky program zgjat 13 javë, ku orari i aktiviteteve dërgohet dhe elaborohet përgjatë takimit të parë të grupit. Në përfundim të programit, studentët do të marrin certifikata.

Të interesuarit që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij programi, duhet të plotësojnë këto kushte:

  • Të jenë qytetarë të Republikës së Kosovës;
  • Të jenë studentë të vitit të fundit të Fakultetit Juridik;
  • Të mos jenë të dënuar për vepër penale.

Konkursi është i hapur nga data 1 deri më 15 shtator 2021.

Dokumentet e aplikimit:

  • CV personale;
  • Certifikata e notave (ose vërtetimi i notave nga sistemi SEMS);

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin interesimin e tyre, duke kontaktuar përmes e-mail adresës: punesim@kli-ks.org, me titull: Aplikim për Pjesëmarrje në Klinikën Ligjore, ku bashkëngjiten dokumentet e mësipërme të skanuara.

  • Kandidatët nga komunitetet jo-shumicë në Kosovë do të kenë përparësi.

 

POZIV ZA PRIJAVU: Za obuku dvadeset (20) studenata završnih godina Pravnog        fakulteta u okviru Centra za stručno obrazovanje Kosovskog Instituta Pravde

Priština, 01. Septembar 2021 godine – Centar za stručno obrazovanje Kosovskog  Instituta Pravde  sprovodi različite stručne aktivnosti u cilju obuke studenata putem  Pravne klinike.

Nakon uspešno završene obuke prve grupe studenata u okviru ovog Centra, otvara se poziv za obuku druge grupe studenata Pravnog fakulteta.

U tu svrhu, KIP  objavljuje konkurs za dvadeset (20) otvorenih radnih mesta za studente završnih godina Pravnog fakulteta, za mentorstvo i obuku u stručnoj pravnoj praksi, u saradnji sa drugim relevantnim institucijama.

Učesnici Pravne klinike imaće priliku da putem  obuke  i praktičnih  aktivnosti povećaju svoje profesionalno znanje o funkcionisanju pravosudnog sistema na Kosovu.

Studenti koji  budu učestvovali  imaće  priliku da  vide sprovođenje  i tok sudskih rasprava, da budu deo direktnog rešavanja stvarnih slučajeva korisnika besplatne pravne pomoći u Centru za besplatnu pravnu pomoć Kosovskog  Instituta Pravde  (CPP-KIP), kao i da budu  deo drugih praktičnih aktivnosti, poput simulacije sudskog ročišta.

Znanjem stečenim u okviru programa Centra za stručno obrazovanje KIP, studenti će imati olakšicu  prilikom polaganja pravosudnog ispita i  advokatsku praksu na Kosovu.

Ovaj program traje 13 nedelja, gde se raspored aktivnosti šalje i razrađuje tokom prvog sastanka grupe. Na kraju programa učenici će dobiti sertifikate.

Zainteresovani koji žele da budu deo ovog programa, moraju da ispunjavaju sledeće uslove:

  • Da su državljani Republike Kosovo;
  • Da budu studenti završnih godina Pravnog fakulteta;
  • Da ne budu osuđeni za krivično delo

Konkurs je otvoren od  01-og  do 15-og  Septembra 2021. godine.

Dokumenti za prijavu:

  • Lični CV;
  • Potvrda o ocenama (ili potvrda ocena po sistemu SEMS-uverenje o položenim ispitima );

Zainteresovani kandidati trebaju se obratiti putem e-mail adrese: punesim@kli-ks.org, sa naslovom: Prijava za učešće na Pravnoj klinici, uz skeniranu gore navedenu dokumentaciju za prijavu.

Kandidati iz nevećinskih zajednica na Kosovu će imati prioritet.