Sundimi i ligjit: Kapacitetet dhe funksionimi i institucioneve

Sundimi i ligjit: Kapacitetet dhe funksionimi i institucioneve

Shkarko Dokumentin:
Sundimi i ligjit: Kapacitetet dhe funksionimi i institucioneve

Që nga shpallja e pavarësisë hartimi i politikave u bë pjesë e përgjegjësisë së institucioneve vendore. Me ç’rast, deri më tani me zhvillimin e kësaj pune, është diktuar dhe (mos) efiçienca dhe (mos)arritshmëria e përmbushjes së PVPE-ve në sektorët përkatës. Zbatimi i PVPE-ve nga institucionet e Kosovës në fushën e luftimit të trafikimit me qenie njerëzore tregon se ka pasur sukses në hartimin e strategjisë dhe planeve, si dhe pjesërisht në arritjen e marrëveshjeve me fqinjët.

Por, ka ngecje në forcimin e kapaciteteve institucionale, siç është punësimi i personelit shtesë në polici në njësinë kundër trafikimit. Poashtu, nuk ka pasur lëvizje të suksesshme në arritjen e marrëveshjeve me të gjitha shtetet regjionale për të luftuar këtë dukuri kryesisht për shkaqe politike. Përderisa ka përparim në forcimin e kapaciteteve, respektimi i faktorit kohë nuk ka ndodhur në të shumtën e rasteve. U diktua se përmbushja e objektivave dhe veprimeve të PVPE-së nga Drejtoria për Hetime të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është brengosëse. Ngritja në nivelin organizativ ka ndikuar që të rriten edhe kapacitetet në staf të kësaj drejtorie. Poashtu, centralizimi ka ndikuar në menjanimin e linjave raportuese, duke i thjeshtuar ato, si dhe koncentrim te resurseve humane dhe teknike gjatë aksioneve.

Megjithatë, trajnimet jo të shumta dhe pak të avancuara kanë ndikuar që stafi të mos ketë dijeni të lartë rreth hetimit të krimeve ekonomike dhe luftimin e tyre. Edhe pse deri më sot janë bërë trajnime të shumta, vakumi i efikasitetit qëndron në ikjen e personelit, dhe kjo ikje jo vetëm që ndikon drejtpërdrejtë në punën e njësitit, por dhe në buxhetin e vendit, ngase lind nevoja për trajnime të pjesëtarëve të rinj që rezulton me shpenzime të reja. Sa i përket buxhetit, duhet të tregohet kujdes nga të gjitha institucionet relevante dhe shoqëria civile që kjo Drejtori të ketë mjetet e mjaftueshme. Ndonëse ky njësit është pajisur me mjete të shumta të teknologjisë, prapë vërehet mungesë e mjeteve moderne në përpjesëtim me numrin e personelit.

Shfrytëzimi i Zyrave Ndërlidhëse të Gjykatave nga ana e qytetarëve serbë është në nivelet më të ulëta. Këto zyra ndërlidhëse janë shpenzues të buxhetit ndërsa në anën tjetër nuk janë funksionale. Me përmirësimin e lirisë së lëvizjes edhe qytetarët serbë shfrytëzojnë gjykatat komunale për të adresuar çështjet e tyre. Prandaj, duhet të ketë një vlerësim nga ana e institucioneve lidhur me ekzistencën e këtyre zyreve.

Republika e Kosovës nuk është duke krijuar raporte bilaterale në fushën e sundimit të ligjit, në veçanti bashkëpunimit juridik ndërkombëtar dhe ekstradimit si pasojë e mungesës së bashkëpunimit ndërkombëtar në drejtësi. Në këtë rrafsh, për të ngritur këtë bashkëpunim, nevojitet përkushtim më i madh i nivelit politik në konkretizimin e marrëveshjeve.

Mungesa e bashkëpunimit, duke marrë parasysh numrin potencial të të ndjekurve jashtë dhe brenda territorit, krijon pasoja të gjithanshme: financiare dhe institucionale që rezulton dhe me ndalesat e vendit tonë në integrimet ndërkombëtare. Për shkaqe kryesisht politike, në shumë raste në vendosjen e marrëdhënieve me shtetet fqinje rol kyç luajnë institucionet ndërkombëtare të përfaqësuara në Kosovë, do të thotë se institucionet e vendin shpesh janë të përjashtuara nga këto procese.

Bazuar në hulumtimet nga këto katër fusha mund të thuhet se është punuar pak në ngritjen e kapaciteteve dhe funksionalizimin e mekanizmave në fushën e sundimit të ligjit.

KLIKO KETU PER TA SHKARKUAR PUNIMIN Sundimi i Ligjit: Kapacitetet dhe funksionimi i institucioneve