Prishtinë, 8 nëntor 2024 – Studentët e Klinikës Ligjore gjatë kësaj jave, kanë vazhduar trajnimin në analizën e të dhënave.
Teme e kësaj ligjëratë ka qenë “Rishikimi i analizës së të dhënave të drejtësisë”, ndërsa studentët kanë pasur mundësi të kuptojnë rëndësinë e analizës së të dhënave të drejtësisë, të identifikojnë lloje të ndryshme të analizave të të dhënave të drejtësisë dhe të njohim rolin e analizës së të dhënave të drejtësisë për nxjerrjen e përfundimeve, për mbështetjen e formulimit të politikave dhe për vendimmarrje.
Ky është grupi i dytë me radhë i studentëve të Klinikës Ligjore të cilët në korrikulen e programit trajnues 15 javorë do të aftësohen në analizën e të dhënave në drejtësi.
Pas përfundimit të programit, studentet e këtij grupi pritet të jenë të aftësuar në analizën e të dhënave të sistemit të drejtësisë dhe të jenë mbështetje e fortë për departamentet e statistikave të Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës, për të analizuar të dhënat e drejtësisë dhe adresimin e sfidave sistematike brenda këtij sistemi.
Ky aktivitet është bërë i mundur nga mbështetja e Aktivitetit të USAID-it për Drejtësi