Prishtinë, 11 nëntor 2024 – Instituti i Kosovës për Drejtësi ka organizuar tryezë me temën: “Fuqizimi i ndërmjetësimit përmes ndryshimit dhe plotësimit të ligjit”.
Në këtë tryezë në të cilën u diskutuan sfidat e ndërmjetësimit me ligjin aktual dhe mundësia e fuqizimit të ndërmjetësimit përmes plotësim/ndryshimit të ligjit, morën pjesë ndërmjetësues, avokatë, përfaqësues të sistemit të drejtësisë dhe të Projektit të USAID-it për Drejtësi Komerciale.
Gjatë diskutimeve pjesëmarrësit paraqiten idetë e tyre ku ata vlerësojnë që nenet e caktuara të Ligjit aktual të Ndërmjetësimit kanë nevojë të plotësohen apo ndryshohen.
Pensionimi i ndërmjetësuesve, anëtarësimi në Oden e Ndërmjetësuesve, kohëzgjatja e procedurës së ndërmjetësimit, përpilimi i marrëveshjes së ndërmjetësimit, referimi i rasteve të ndërmjetësimit nga organet shtetërore, revokimi i licencës së ndërmjetësuesit, numri i ndërmjetësuesve, janë disa nga temat që u kërkua të ndryshohen apo plotësohen në Ligjin për Ndërmjetësim.
Në fund, pjesëmarrësit u pajtuan që të gjitha rekomandimet e dala nga kjo tryezë të dërgohen te Grupi Punues për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndërmjetësim, ligj i cili është në proces të ndryshim/plotësimit.
Ky aktivitet implementohet nga organizatat CLARD dhe IKD dhe me mbështetje të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Departamentit të shtetit Amerikan, Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit te Ligjit (INL), përmes Projektit të Ndërmjetësimit për Sundimin e Ligjit në Kosovë.