Studentët e Klinikës Ligjore të IKD-së vizituan Gjykatën Kushtetuese

Studentët e Klinikës Ligjore të IKD-së vizituan Gjykatën Kushtetuese

Studentët e Klinikës Ligjore të IKD-së vizituan Gjykatën Kushtetuese

Prishtinë, 11 nëntor 2022 – Studentët e Programit të Klinikës Ligjore të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), të shoqëruar nga Udhëheqësja e Programit të Klinikës Ligjore, znj. Arrita Rezniqi, kanë vizituar të premten Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Ata janë pritur nga Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Gresa Caka – Nimani.

Kryetarja e Gjykatës, znj. Caka – Nimani i ka informuar studentët për rolin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, procedurën dhe palët e autorizuara për parashtrimin e kërkesave, e po ashtu edhe procesin e përgatitjes dhe trajtimit të rasteve në Gjykatën Kushtetuese.

Në anën tjetër, studentët pjesëmarrës në këtë vizitë patën pyetje të ndryshme sa i përket rasteve më të shpeshta që paraqiten, trajtimin e këtyre rasteve në raport me gjykatat e rregullta, si dhe patën mundësi të marrin këshilla nga Kryetarja e Gjykatës në raport me të ardhmen e tyre profesionale.

Kjo vizitë është realizuar me qëllim të ofrimit të qasjes praktike për studentët e rinj, pjesëmarrës të Klinikës Ligjore të IKD-së dhe ngritjen e njohurive profesionale për sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Krahas kësaj, pjesëmarrësit e Klinikës Ligjore të IKD-së, janë pjesë e aktiviteteve të tjera si programi trajnues, i cili ka për qëllim ngritjen e njohurive profesionale të studentëve të rinj, pastaj procesi i monitorimit dhe pjesëmarrja e drejtpërdrejtë në procesin e punës së ofrimit të ndihmës juridike nga Qendra për Ndihmë Juridike falas e IKD.

Programi i Klinikës Ligjore të IKD-së mbështetet nga fondet programatike të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.