KONKURS PËR PUNË

KONKURS PËR PUNË

KONKURS PËR PUNË

14/11/2022

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në kuadër të programeve të saj është duke kërkuar kolegë/e për tu bashkuar në këtë pozitë:

  • HULUMTUES/E
  • PAGA BAZË: 700 Euro

———————————————————————————————————–

PËR POZITËN HULUMTUES/E DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË PUNËS JANË:
– Hulumtimi informatave dhe të dhënave nga terreni;
– Hulumtimi i storieve në terren;
– Vetëiniciativë për propozimin e temave për hulumtim;
– Përgatitja e raporteve, skenarëve dhe realizimi i storieve hulumtuese dhe analitike;

 Edukimi dhe shkathtësitë:
– Studimet bachelor në juridik apo gazetari;
– Shkathtësi të larta të shkrimit akademik;
– Përparësi njohja e gjuhës angleze;
– Përvojë pune në gazetari apo projekte hulumtuese;

 Dokumentet e aplikimit:
– CV personale
– Letër e motivimit
– Letër e rekomandimit

———————————————————————————————————–

Jemi në kërkim të personave të interesuar për të punuar në një mjedis kreativ dhe sfidues pune. IKD në kuadër të programeve të saj zhvillon hulumtime për organizatën dhe hulumtime gazetareske. IKD është vend i mundësive të barabarta andaj inkurajohen gratë si dhe komunitetet jo-shumicë në Kosovë që të aplikojnë.

Aplikacionet pranohen deri më 30 nëntor 2022 në orën 17:00, dhe ato duhet të dërgohen në e-mailin: punesim@kli-ks.org me titull:

  • Aplikim për Hulumtues/e.