Studentët e Klinikës Ligjore në kuadër të Qendrës për Edukim Profesional të IKD – së ishin pjesëmarrës në punëtorinë “Rëndësia e Drejtësisë Komerciale”

Prishtinë, 03 nëntor 2021 – Qendra për Edukim Profesional e Institutit të Kosovës për Drejtësi në bashkëpunim me Programin e USAID-it Drejtësia Komerciale kanë organizuar punëtorinë e dytë për studentët e grupit të radhës së Klinikës Ligjore.

Tema e trajtuar përgjatë kësaj punëtorie ishte “Rëndësia e Drejtësisë Komerciale”, që u ligjërua nga znj. Vjosa Shkodra, zv. Drejtoreshë e Programit të USAID-it Drejtësia Komerciale.

Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin studentët të cilët janë pjesë e Klinikës Ligjore të IKD-së dhe të njëjtit patën mundësi të kuptojnë dhe diskutojnë në detaje për rëndësinë e drejtësisë komerciale, reformat të cilat po zbatohen dhe perspektivën profesionale në raport me këtë fushë.

Trajnimi është ligjëruar në gjuhën shqipe, ndërsa për pjesëmarrësit serb, ka pasur përkthim simultan në gjuhën serbe.

Kjo punëtori është organizuar në kuadër të programit trajnues, i cili ka për qëllim ngritjen e njohurive profesionale të studentëve të rinj, pjesëmarrës të Klinikës Ligjore të IKD, për sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Krahas kësaj, pjesëmarrësit e Klinikës Ligjore të IKD, janë pjesë e aktiviteteve të tjera si procesi i monitorimit dhe pjesëmarrja e drejtpërdrejtë në procesin e punës së ofrimit të ndihmës juridike nga Qendra për Ndihmë Juridike falas e IKD.