Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Koalicioni i OJQ-ve, “Demokracia në Veprim” pritet që sot të bëjnë të ditur rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit. Derisa KQZ-ja ende nuk ka njoftuar se kur do të dal me rezultatet, “Demokracia në Veprim”, ka paralajmëruar që në mesditë do të paraqesë deklaratat preliminare në lidhje me procesin zgjedhor.
PDK dhe LDK mbrëmë kanë shpallur fitorën në disa komuna, KQZ-ja nuk i ka bërë të ditur rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit, siç ishte paralajmëruar dhe siç është pritur.