Kryetari i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja është shpallur fajtor për katër pika të aktakuzës dhe është dënuar me dy vjet burg, me kusht për 3 vjet. Kjo do të thotë se ai nuk do ta vuajë dënimin me burg në qoftë se gjatë periudhës së ardhshme tri vjerçare nuk kryen çfarëdo vepre të dënueshme me Kodin Penal të Kosovës. Përveç kësaj, Mujës i ndalohet ushtrimi i çfarëdo funksioni publik në kohëzgjatje prej 30 muajsh, raporton gazeta “Jeta në Kosovë.