Prokuroria do t’i hetojë akuzat e Smajl Latifit

Prokuroria do t’i hetojë akuzat e Smajl Latifit

Kryeprokurori i rajonit të Prizrenit, Sylë Hoxhaj, nuk është në dijeni për akuzat që ish-kryetari i Rahovecit,Smajl Latifi, ka bërë në drejtim të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit për blerjen e votave në këtë qytet.

Ai thotë se nëse akuzat e Latifit kanë bazë, Prokuroria do të fillojë hetimet. ” Të them të drejtën kam qenë shumë i zënë me punë dhe nuk kam pas kohë t’i përcjell sot gazetat dhe agjencitë e lajmeve në internet. Nuk e kam lexuar një deklaratë të tillë të Latifit, prandaj nuk mund edhe të flasë për këtë çështje”, tha Hoxhaj për “PrizrenPress” .