“Prokuroria dhe Policia duhet të koordinohen më mirë”

“Prokuroria dhe Policia duhet të koordinohen më mirë”

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) përmes një raporti ka vlerësuar qasjen, standardin dhe angazhimin e organeve të sigurisë dhe ndjekjes në hetimin dhe ndjekjen e veprave që ndërlidhen me krimet kundër të drejtave të votimit. Raporti mbi përgjigjen e organeve të drejtësisë ndaj veprave penale kundër të drejtave të votimit ka në fokus periudhën para ditës së zgjedhjeve dhe ditën e zgjedhjeve.

IKD ka rekomanduar se duhet avancuar edhe më tutje koordinimin në mes të Policisë së Kosovës dhe Prokurorit të Shtetit, gjatë zbatimit të PSV-ve, duhet shtuar kujdesin në respektimin e kornizës ligjore për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e njeriut të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe konventat ndërkombëtare, bazuar në përvojat dhe praktikën e ndërtuar të punës së Grupit Punues të Prokurorit të Shtetit për ditën e votimit me 3 nëntor 2013.