Platforma Online për Ndihmë Juridike Falas: IKD mban takime me Policinë e Kosovës dhe Strehimoret e viktimave të dhunës

Platforma Online për Ndihmë Juridike Falas: IKD mban takime me Policinë e Kosovës dhe Strehimoret e viktimave të dhunës

Platforma Online për Ndihmë Juridike Falas: IKD mban takime me Policinë e Kosovës dhe Strehimoret e viktimave të dhunës

Qendra për Ndihmë Juridike Falas e Institutit të Kosovës për Drejtësi (QNJ-IKD) gjatë muajve shkurt dhe mars ka zhvilluar takime në Strehimoret për Viktimat e Dhunës në Kosovë si dhe në Drejtoritë Rajonale të Policisë së Kosovës (DRPK) lidhur me Platformën Online për Ndihmë Juridike Falas.

Kjo platformë është lansuar më 29 nëntor 2021 nga IKD me përkrahje të UN Women Kosovo dhe me financim të Bashkimit Evropian..

Takimet gjatë këtyre dy muajve janë zhvilluar në DRPK-të në Prishtinë, Ferizaj, Prizren, Gjakovë, Pejë, Gjilan si dhe në Mitrovicën e Jugut dhe atë të Veriut me drejtorët dhe zyrtarët e këtyre drejtorive, Bashkim Spahiu, Basri Shabanin, Faton Alija, Lumni Graishta, Shaban Shala, Agron Rrukiqi, Aferdita Mikullovci dhe Besim Hoti.

Gjithashtu IKD ka zhvilluar takime me Zana Hamiti- Asllani nga Qendra për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve” në Prishtinë, Erblina Dinarama nga “Shtëpia e sigurtë” në Gjakovë, Fidane Hyseni nga “Qendra për Mbrojtjen e Gruas dhe Fëmijës” në Mitrovicë të Jugut, Nazife Jonuzi nga “Qendra Për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Grave dhe Fëmijëve “Liria””, në Gjilan, Jubilea Kabashi nga “Qendra për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve” në Prizren, Ardita Bala nga “Qendra për mirëqenien e gruas” në Pejë, Sevdije Bunjaku nga “Qendra pë mbrojtjen e gruas dhe fëmijës “Shtëpia ime”” në Ferizaj si dhe me Danijela Stanković nga “Qendra e Përfshirjes së Grave” në Novobërdë.

Të njëjtit e kanë mirëpritur lansimin e kësaj platforme duke e parë si një ndihmë mjaft të nevojshme për viktimat e dhunës në familje dhe atyre me bazë gjinore duke u krijuar atyre lehtësim të qasjes në drejtësi.

IKD me qëllim të lehtësimit të ofrimit të ndihmës juridike falas për këto kategori, gjatë këtyre takimeve ka shpërndarë edhe broshurat me informatat të detajuara lidhur me këtë paltformë.

Ndryshe, IKD më 29 nëntor 2021 ka lansuar Platformën Online për Ndihmë Juridike Falas (https://betimiperdrejtesi.com/ikd-lanson-platformen-online-per-ndihme-juridike-falas/ )