Për zgjedhjet kujdesen 50 prokurorë

Për zgjedhjet kujdesen 50 prokurorë

Votën e qytetarit në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 3 nëntor në gjithë Kosovën do ta mbroj  edhe 50 prokurorë të cilët do të vëzhgojnë gjithë procesin. Koordinatorja nacionale për zgjedhje Laura Pula nga Instituti i Kosovës për Drejtësi gjatë një takimi të mbajtur me organet e rendit dhe Prokurorinë, ka siguruar gatishmërinë e tyre që të veprojnë shpejt në rast të keqpërdorimit të votës.