Organizohet ekspozitë me mesazhe kundër korrupsionit të studentëve të Klinikës Ligjore të IKD-së

Organizohet ekspozitë me mesazhe kundër korrupsionit të studentëve të Klinikës Ligjore të IKD-së

Organizohet ekspozitë me mesazhe kundër korrupsionit të studentëve të Klinikës Ligjore të IKD-së

Prishtinë, 13 dhjetor 2024 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka organizuar ekspozitë, ku janë shfaqur 10 mesazhe të përgatitura nga studentët e Klinikës Ligjore të IKD-së, me perceptimin e tyre për korrupsionin.

Me këtë rast, Arrita Rezniqi, hulumtuese e lartë në IKD, tha se Javën Kundër Korrupsionit 2024, e përmbyllim me një aktivitet të veçantë. “Me një ekspozitë modeste, ku studentët e Klinikës Ligjore të IKD-së kanë hartuar disa mesazhe për mënyrën sesi e shohin korrupsionin, përkatësisht si e shohin ndikimin e tij në jetën dhe kufizimin e mundësive për të rinjtë”, tha ajo.

Rezniqi, ka falënderuar të gjithë studentët, të cilët sipas saj, shumë shpejtë do të tu bashkohen në role të ndryshme brenda sistemit të drejtësisë në vend. Ajo shtoi se është e bindur se këta studentë në çfarëdo pozite që do të ndodhen në të ardhmen, do t’i mbajnë në mend këto mesazhe dhe ta ndjekin ushtrimin e profesionit sipas parimeve që u kanë dhënë rëndësi dhe i kanë përmend edhe sot në këto mesazhe, duke i identifikuar si vlera.

Ky ishte aktiviteti i fundit i organizuar në kuadër “Java Kundër Korrupsionit 2024”, e cila u organizua nga Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile (IKD, Fol dhe INPO) me moton “Bashkë Kundër Korrupsionit”.