Aktiviteti i mbajtur është vazhdimësi e informimit të studentëve me procesin e politik bërjes në Qeverinë e Republikës së Kosovës duke u fokusuar në procesin e Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit dhe Strategjisë së Sundimit të Ligjit. Studentët, janë njoftuar me detajet e këtij procesi, substancën e Strategjisë si dhe nivelin e zbatimit që nga miratimi i kësaj strategjie.
Pjesëmarrësit kanë pasur mundësi që në mënyrë praktike të shohin dhe t’i identifikojnë aktivitetet e zbatuara, të aktiviteteve të zbatuara pjesërisht dhe të atyre të pazbatuara.
Studentët duke u bazuar në rëndësinë e kësaj strategjie për adresimin e pengesave në sektorin e sundimit të ligjit në Kosovë, janë trajnuar nga Qemajl Marmullakaj dhe Naim Jakaj, se si të jenë qytetarë aktiv në politikbërje qeveritare nëpërmjet përpilimit të kërkesave për qasje në informacione dhe në dokumente publike.
Ky aktivitet është mbajtur në kuadër të mbështetjes nga ana e Rockefeller Brothers Fund dhe zhvillohet në kuadër të programit të Klinikës Ligjore të Qendrës për Edukim Profesional të IKD-së që financohet nga UNMIK.