Në kuadër të AVLO, drejtuesit e IKD-së ligjërojnë për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve

Në kuadër të AVLO, drejtuesit e IKD-së ligjërojnë për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve

Në kuadër të AVLO, drejtuesit e IKD-së ligjërojnë për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve

Mitrovicë, 22 shkurt 2020 – Zëvendës drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Betim Musliu dhe Koordinatori i Qendrës për Ndihmë Juridike Falas (QNJ) të IKD-së, Yll Zekaj, të shtunën, kanë qenë ligjërues në seminarin me temën “Sinjalizimi dhe Mbrojtja e Sinjalizuesve”.

Seminari është organizuar nga Qendra Trajnuese për Avokatë e Odës së Avokatëve të Kosovës , në kuadër të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor të Obliguar (AVLO), në të cilin morën pjesë 37 avokatë nga Rajoni i Mitrovicës.

Në kuadër të këtij seminari, trajnuesit kanë ligjëruar mbi sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve në Republikën e Kosovës. Në kuadër të këtij seminari, është shfaqur dokumentari ekskluziv i realizuar në katër vende (Washington DC, New York, Chicago dhe Miami) të Shtetet e Bashkuara të Amerikës – “Sinjalizuesit e korrupsionit”. Ky dokumentar është realizuar nga emisioni “Betimi për Drejtësi”, me mbështetje të Ambasadës Amerikane, i cili shfaq praktikat e mira të sinjalizimit të shkeljeve dhe mbrojtjes së sinjalizuesve në ShBA.

Musliu dhe Zekaj janë të akredituar si trajnues në OAK dhe orët e këtij trajnimi (3 kredi) do të numrohën kredi të AVLO-së. Trajnuesit këtë seminar e kanë mbajtur pro bono.