Gjatë këtij takimi anëtarët e KPK-së kanë aprovuar rregulloren e cila rregullon procedurën e zgjedhjes së anëtarëve të KPK-së, nga hyrja në fuqi e tutje.
Anëtarët e KPK-së kanë aprovuar rregulloren, e cila përcakton rregullat dhe procedurat për organizimin e pranimit për kandidatë për prokurorë nga komunitetet jo-shumicë, përfshirë komisionin për hartimin dhe vlerësimin e provimit, strukturën e provimit dhe mënyrën e administrimit të provimit.
Nga 17 -të kandidatët e rekomanduar nga Komisioni për emërim i KPK-së për prokurorë, KPK-ja ka aprovuar dhe i ka propozuar presidentes së Republikës së Kosovës për emërim, emrat e 13 -të prej tyre, ndërkaq për katër kandidatët tjerë është refuzuar rekomandimi i Komisionit.