Kosovë, 200 persona nuk kanë të drejtë përfshirje në procesin zgjedhor

Kosovë, 200 persona nuk kanë të drejtë përfshirje në procesin zgjedhor

Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka dërguar, organit të zgjedhjeve një listë prej 200 personash të dënuar apo që janë në proces gjyqësor e që nuk kanë të drejtë të jenë të përfshirë në asnjë mënyrë në procesin zgjedhor. Por, një listë të tillë nuk e ka dërguar akoma Këshilli Prokurorial për personat që janë nën hetime e që sipas KQZ-së llogariten të jenë me mijëra. Ndërsa ajo që mbetet e pa hetuar si duhet do të jetë çështja e financimit të partive dhe pazaret e kandidatëve për kryetar komunash me bizneset.