KONKURS PËR PUNË – Pozita: Praktikant Gazetar në Institutin e Kosovës për Drejtësi/“Betimi për Drejtësi”

KONKURS PËR PUNË – Pozita: Praktikant Gazetar në Institutin e Kosovës për Drejtësi/“Betimi për Drejtësi”

KONKURS PËR PUNË – Pozita: Praktikant Gazetar në Institutin e Kosovës për Drejtësi/“Betimi për Drejtësi”

26/01/2021

KONKURS PËR PUNË

Ju që konsideroni për të aplikuar në këtë konkurs, sigurohuni që e kuptoni drejtë misionin dhe vlerat që promovon shoqëria civile. Inkurajohen të aplikojnë vetëm personat profesionistë, kreativ dhe shumë entuziastë, të cilët kanë qasje proaktive në ndërtimin dhe promovimin e vlerave në fushën e sundimit të ligjit.

IKD është vend i mundësive për ide të reja, avancim profesional dhe për të ju ofruar mundësi që përmes aktivizmit qytetarë të ndikoni drejtpërdrejtë në përmirësimin e zhvillimit dhe zbatimit të drejtë të politikave në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë. Për të arritur këtë ndikim, kërkohen persona profesionistë që kanë ideale, besojnë dhe punojnë pakursyer për të kërkuar drejtësi dhe qasje të barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët.

IKD inkurajon fuqishëm të gjithë ata persona që nuk e gjejnë vetën në këto vlera që mos të kandidojnë në këtë konkurs.

Për të gjithë ato vajza dhe djem që i bashkohen vlerave të lartë shënuara, IKD ofron mundësi të barabarta që t’i bashkohen ekipit tone, për të punuar në platformën informuese për sundimin e ligjit “Betimi për Drejtësi”, në këto pozita:

  • PRAKTIKANT GAZETAR NË PRISHTINË

 DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË PUNËS JANË:
– Monitorimi i institucioneve publike;
– Hulumtimi në teren, mbledhja dhe analiza e të dhënave primare dhe sekondare të hulumtimeve;
– Monitorimi, hulumtimi dhe raportimi në baza ditore nga ngjarjet aktuale në vend;
– Hulumtimi dhe raportimi për tema problemore në vend;

EDUKIMI DHE SHKATHTËSITË:
– Të jetë student në vitin e fundit në Fakultetin e Gazetarisë;
– Shkathtësi të shkrimit akademik;
– Shkathtësi të hulumtimit;
– Kanë përparësi kandidatët që njohin gjuhën angleze;

DOKUMENTET E APLIKIMIT:
– CV personale
– Letër e motivimit

Angazhimi i këtyre praktikantëve do të kompensohet. Puna praktike fillimisht do të jetë e përcaktuar për periudhën kohore prej tre (3) muajve, me mundësi vazhdimi deri në maksimum gjashtë (6) muaj.

Varësisht prej performancës së praktikantëve gjatë punës praktike si dhe mundësive të organizatës, kandidatët e suksesshëm mund të bëhen pjesë e stafit të IKD-së, në platformën informuese “Betimi për Drejtësi”.

Jemi në kërkim të personave të interesuar për të punuar në një mjedis kreativ dhe sfidues pune, me një ekip të ri, të motivuar dhe profesional, me mundësi për t’u avancuar në fusha akademike e profesionale si dhe me mundësi reale për të ndikuar drejtpërdrejt politikën publike në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë.

IKD është vend i mundësive të barabarta andaj inkurajohen femrat si dhe komunitetet jo-shumicë në Kosovë që të aplikojnë.

Në konkurs konsiderohen vetëm aplikantët, të cilët janë apartiak. Të tjerët inkurajohen të mos aplikojnë.

Aplikacionet pranohen deri më 30 janar 2021 në orën 17:00, dhe ato duhet të dërgohen vetëm në e-mailin punesim@kli-ks.org me titull: Aplikim për Praktikant Gazetar.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në bazë të dokumenteve të aplikimit do të ftohen për tu konsideruar.