KONKURS PËR MONITORIMIN E SEANCAVE GJYQËSORE NGA QYTETARËT
Prishtinë, 14 tetor 2019 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në bashkëpunim me Misionin e Bashkimit Evropian në Kosovë-EULEX (EULEX) është në proces të zbatimit të projektit “Ndërtimi i besimit në sistemin gjyqesor dhe ngritja e realizimit të të drejtave të njeriut përmes monitorimit të seancave gjyqësore nga qytetarët”.
IKD dhe EULEX përmes këtij projekti kanë për qëllim ngritjen e transparencës në sistemit të drejtësisë në Kosovë, përmirësimin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare për gjykim të drejtë, pavarur dhe të paanshëm, përmes monitorimit të seancave gjyqësore në çështjet penale nga ana e qytetarëve (të cilët janë pa kualifikime profesionale), duke marr për bazë pyetësorët e përgatitur nga EULEX dhe IKD.
Instituti i Kosovës për Drejtësi, me qëllim të zbatimit të këtij Projekti, shpall konkurs për njëzet (20) pozita të hapura për individët e interesuar për të marr pjesë në monitorimin e seancave gjyqësore në të gjitha gjykatat e Kosovës.
Të interesuarit që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij Projekti, duhet të plotësojnë këto kushte:
- Të jenë qytetarë të Republikës së Kosovës;
- Të jenë të moshës nga 18 deri mbi 65 vjeç;
- Të mos jenë të dënuar për vepra penale;
- Përparësi kanë ata që nuk kanë kualifikime profesionale;
- Përparësi kanë kandidatët, të cilët nuk janë në marrëdhënie pune;
Gjatë përzgjedhjës do të sigurohet kuota e rezervuar për qytetarët e Kosovës që iu takojnë komunitetit jo-shumicë në Kosovë, gjinisë femërore dhe moshës së shtyrë.
Konkursi është i hapur në tërë teritorin e Republikës së Kosovës, nga data 14 deri me 24 tetor 2019.
Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin interesimin e tyre, duke kontaktuar përmes mundësive më poshtë:
Email: punesim@kli-ks.org
Telefonit pa pagesë: 080022222
Adresa: Rruga Rrustem Statovci, Hyrja 1, nr. 1, Prishtinë.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur që i plotësojnë kushtet do të njoftohen.