Komunikatë për Media

Komunikatë për Media

Seria e tryezave të diskutimit “Drejtësia në Zgjedhjet e 3 nëntorit” vazhdoi sot në rajonin e Mitrovicës, e cila u organizua në bashkëpunim me OJQ Mundësia. Këto tryeza janë duke u organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit në shtatë qendrat kryesore në Kosovë. Gjatë diskutimit në Mitrovicë kanë marrë pjesë 35 persona nga institucione të drejtësisë të nivelit qendror dhe lokal, kandidatë të partive politike, shoqërinë civile dhe mediat.
Me iniciativë të Kryeprokurorit të Shtetit, z. Ismet Kabashi me 18 shtator 2013 është nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi “Lidhur me zgjedhjet 2013” në mes Këshillit Prokurorial të Kosovës, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Policisë së Kosovës, Komisionit Qendror Zgjedhor dhe Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit dhe koordinimit në mes të këtyre institucioneve në ndërmarrjen e aktiviteteve për luftim të suksesshëm të veprave penale kundër të drejtave të votimit duke përfshirë këtu, edhe parandalimin e këtyre veprave penale që bien ndesh me legjislacionin në fuqi. Si rezultat i këtij memorandumi Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit kanë përpiluar Procedurat Standarde të Veprimit (PSV) për të shtuar efikasitetin e veprimeve për veprat penale kundër të drejtave të votimit.

 

Komunikatën e plotë e gjeni duke klikuar këtu