Juristët e IKD-së mbajnë ligjërata në shkollat e mesme të Mitrovicës, me temë dhunën në familje dhe ngacmimet seksuale

Juristët e IKD-së mbajnë ligjërata në shkollat e mesme të Mitrovicës, me temë dhunën në familje dhe ngacmimet seksuale

Juristët e IKD-së mbajnë ligjërata në shkollat e mesme të Mitrovicës, me temë dhunën në familje dhe ngacmimet seksuale

Juristët e IKD, të hënën dhe të martën, kanë mbajtur disa ligjërata në shkolla të mesme të Komunës së Mitrovicës, me temë dhunën në familje dhe ngacmimet seksuale. Këto ligjërata kishin për qëllim forcimin e kapaciteteve të nxënësve të shkollave të mesme për të identifikuar dhe raportuar dhunën në familje dhe ngacmimet seksuale. Ligjërata të tilla u mbajtën ditë më parë edhe në shkolla të mesme të Komunës së Gjilanit dhe Ferizajt, ndërkaq së shpejti ato do të mbahen edhe në komunën e Gjakovës, Pejës, Prizrenit, Prishtinës dhe Mitrovicës së Veriut.

Studentëve u ligjërua rreth konceptit të marrëdhënieve familjare, formave të dhunës në familje, përfitimit të statusit të një pale të mbrojtur, rolin e institucioneve shtetërore, aspektet penale të dhunës në familje dhe ngacmimeve seksuale, e çështje të tjera. Ata u informuan gjithashtu për ndihmën juridike që mund t’u ofrohet nga Qendra për Ndihmë Juridike e IKD. Ligjëratat ishin interaktive dhe studentët shprehën interesim të madh gjatë ligjërimit, duke parashtruar pyetje të ndryshme për diskutim.

Këto ligjërata u mbajtën në kuadër të aktiviteteve të Projektit “Luftimi i Dhunës: Edukimi kundër Dhunës në Familje dhe Ngacmimeve Seksuale në Kosovë,” me mbështetje të Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit (INL), i cili Projekt zbatohet në bashkëpunim me CLARD dhe ACDC.