Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracy Ann Jacobson gjatë përurimit të objektit të Gjykatës Themelore në Drenas, ka thënë se zgjedhjet e ardhshme nacionale duhet të jenë korrekte dhe demokratike.
“6 muaj më parë njerëzit më thanë se nuk mund të kemi zgjedhje të lira dhe të drejt, pasi nuk është në kultërën tonë dhe do të vjedhin vota. Por më pas e kemi oparë se Kosova ka dëshirën dhe perceptimin se mund të bëjë mrekulli. Kosova duhet të ec vetëm përpara në kuptimin e mbajtjes së zgjedhjeve demokratike”.