Prishtinë, 25 janar 2024 – Të enjten, Instituti i Kosovës (IKD) për Drejtësi dhe Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) kanë lidhur marrëveshje bashkëpunimi, duke vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit për avancimin e pozitës dhe respektimit të lirive dhe të drejtave të personave LGBTIQ+ në Kosovë.
Kjo marrëveshje bashkëpunimi u nënshkrua nga z. Ehat Miftaraj, Drejtor Ekzekutiv në IKD dhe z. Arbër Nuhiu, Drejtor Ekzekutiv në CSGD.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është promovimi dhe respektimi i të drejtave dhe lirive të personave LGBTIQ+ në Kosovë, përmes formave të mbrojtjes gjyqësore, këshillave ligjore dhe formave të tjera që sigurojnë realizimin e të drejtave në procedurë penale, civile dhe administrative.