2 Maj 2012 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka organizuar tryezën e prezantimit të katër volumeve të ”Fletushkës së Drejtësisë”, të përgatitura gjatë viteve 2011 dhe 2012.
“Fletushka e Drejtësisë” është publikim i IKD-së i përkrahur nga Fondacioni i Vëllezërve Rockefeller (RBF). Fletushkat e publikuara trajtojnë tema profesionale të disa prej fenomeneve më të rëndësishme për zhvillimin e legjislacionit, zbatimin e drejtë të tij dhe sigurisë juridike në Kosovë. IKD me anë të fletushkës analizon institutet juridike por nuk nxjerr përfundime në lidhje me ato institute, kjo me qëllim që nga analizat e ofruara të dalin platforma të strukturuara të diskutimeve të mëvonshme.
Të ftuar në prezantim ishin profesionist të fushës së drejtësisë nga institucionet e arsimit të lartë, gjyqësisë, prokurorisë publike, avokatisë dhe të tjerë të cilët kanë dhënë kontributin e tyre duke diskutuar dhe duke dhënë rekomandime konkrete mbi të gjeturat e prezantuara në këtë tryezë.
PROGRAMI
09:30 – 10:00 Regjistrimi i pjesëmarrësve
10:00 – 11:30 Prezantimi i “Fletushka e Drejtësisë”, volumi 1/2/3 dhe 4
Z. Kujtim Kerveshi, Drejtor i Bordit/IKD
Z. Enver Peci, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (fjalë rasti)
Z. Ismet Kabashi, Kryetar i Këshillit Prokurorial të Kosovës (fjalë rasti)
Z. Fejzullah Hasani, Kryetar i Gjykatës Supreme (fjalë rasti)
Z. Hajredin Kuçi, Zëvendës Kryeministër dhe Ministër i Drejtësisë (fjalë rasti)
11:30 – 12:30 Diskutim
Moderator: Z. Adem Gashi, Drejtor Ekzekutiv i IKD
Në prezencën e kontribuuesve të fletushkës:
z. Sefadin Blakaj, z. Visar Ramaj, dhe z. Taulant Hodaj
12:30 – 12:40 Përmbyllja
Z. Kujtim Kerveshi, Drejtor i Bordit/IKD