Në këtë raport dhe vlerësimet që bëhen këtu përjashtohet veriu i Kosovës, ku kemi paqartësi sa i përket përgjegjësisë së organeve vendore dhe ndërkombëtare. Megjithatë, një gjë është e qartë se qytetarët si dhe kandidatët politik janë kërcënuar në vazhdimësi që nga fillimi i fushatës si dhe në ditën e votimit.
Nga gushti 2013 deri në përfundim të procesit të votimit dhe numërimit të votave me 3 nëntor 2013, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka monitoruar përgjigjen e organeve të drejtësisë ndaj ankesave të qytetarëve dhe zyrtarëve të caktuar rreth dyshimeve për veprat penale kundër të drejtave të votimit.