IKD mban takim me kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë

IKD mban takim me kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë

IKD mban takim me kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë

Mitrovicë, 21 dhjetor 2021 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në zbatim të projektit “Sondazh i kënaqshmërisë së përdoruesve të gjykatës – fuqizimi i kualitetit dhe efikasitetit të drejtësisë II”, të martën, u takua me kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stefanovic.

Si pjesë e këtij projekti është edhe organizimi i një sondazhi në tri pilot gjykata bazuar në metodologjinë e Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ), si një mjet i rëndësishëm për matjen e politikave të gjyqësorit. Synim kryesor i sondazhit është përmirësimi i kualitetit të drejtësisë në këto pilot gjykata, pasi që IKD synon të identifikoj pritjet aktuale dhe të mundshme të përdoruesve të gjykatës.

Kryetarja Stefanovic u njoftua me hapat kyç të projektit, përfshirjen e saj dhe të stafit të GjTh në Mitrovicë në zbatim të projektit. E njëjta, duke shprehur gatishmërinë e saj dhe të stafit të gjykatës, theksoi se të gjeturat e këtij sondazhi ofrojnë informata për përmirësimin e shërbimeve që ofrohen nga kjo gjykatë në veçanti dhe gjykatat në përgjithësi.

Stafi i IKD u zotuan që projektin do ta zbatojnë me qasje të bashkërendimit me personelin e gjykatës, në mënyrë që vitet pasuese gjykata të jetë në gjendje të zbatojë projekte të ngjashme.

Projekti “Sondazh i kënaqshmërisë së përdoruesve të gjykatës – fuqizimi i kualitetit dhe efikasitetit të drejtësisë II” financohet nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, kurse zbatohet nga IKD.