Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e dytë preliminar rreth zgjedhjeve lokale të vitit 2013: “Raporti i shkurtër mbi përgjigjen e organeve të drejtësisë ndaj veprave penale kundër të drejtave të votimit”.
IKD ka publikuar një varg rekomandimesh për institucionet e drejtësisë dhe sigurisë në vend për trajtimin e këtyre rasteve. Sipas IKD-së, prokurorët duhet të mbështesin mirë kërkesat e tyre për shqiptimin e masave për sigurimin e të pandehurit në procedurën penale, duke respektuar të drejtat dhe liritë e njeriut.