IKD E SHQETËSUAR NGA ZBUTJA E MASAVE KUNDËR KRIMEVE ZGJEDHORE

IKD E SHQETËSUAR NGA ZBUTJA E MASAVE KUNDËR KRIMEVE ZGJEDHORE

Në raportin e dytë të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), i cili ka monitoruar aktivitetet e institucioneve të drejtësisë në lidhje me veprat penale kundër të drejtave të votimit lidhur me procesin e zgjedhjeve të 3 nëntorit 2013, vlerëson qasjen, standardin dhe angazhimin e organeve të sigurisë dhe ndjekjes në lidhje me veprimtarinë penale kundër të drejtave të votimit, gjithnjë duke krahasuar me hetimin dhe ndjekjen e krimeve në zgjedhjet e vitit 2010.Një nga shqetësimet e mëdha është çështja e pavarësisë dhe paanshmërisë së gjykatësve dhe prokurorëve në këto raste.