IKD dhe HANDIKOS-PRISHTINË mbajnë trajnim për trajtimin e rasteve të dhunës në familje në Kosovë dhe Platformën Online për Ndihmë Juridike Falas në këto raste

Prishtinë, 28 shkurt 2022 – Të hënën në zyrat e HANDIKOS në Prishtinë, IKD dhe Handikos- Prishtinë kanë mbajtur një trajnim ku është diskutuar për rastet e dhunës në familje, trajtimin institucional të tyre, kornizën ligjore, si dhe mënyrën e ofrimit të ndihmës juridike falas për këto raste. Trajnimin e ka mbajtur znj. Arrita Rezniqi, Menaxhere e Programit në IKD,

Pjesëmarrësit kanë pasur mundësi të shohin nga afër edhe mënyrën e funksionimit të Platformës Online të Qendrës për Ndihmë Juridike të IKD-së, për të kuptuar në detaje mënyrën e pranimit dhe trajtimit të rasteve të dhunës në familje dhe dhunës me baza gjinore.

Të njëjtit janë inkurajuar dhe udhëzuar për hapat që duhet të ndërmerren nëse janë dëshmitarë të rasteve të tilla, si dhe mënyrat e ngritjes së debateve lidhur me këtë temë, në kuadër të rubrikës “Forum”, në Platformën Online të QNJ-IKD.

Nga pjesëmarrësit ka pasur interaktivitet dhe janë zhvilluar diskutime të shumta rreth rasteve të kësaj natyre dhe ofrimit të ndihmës juridike falas edhe në rastet e natyrave të tjera.

Platforma Online për Ndihmë Juridike falas është lansuar nga IKD në nëntor të këtij viti, me përkrahje të UN Women Kosovo dhe financim të Bashkimit Evropian dhe ka për qëllim lehtësimin e qasjes në drejtësi, veçanërisht për gratë viktima të dhunës në familje apo të dhunës në baza gjinore.