IKD dhe Ambasada Amerikane organizuan sesion diskutimi me Ndihmës Asistentin e Sekretarit të DSh-së, Jorgan K. Andrews

Prishtinë, 23 janar 2020 – Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Prishtinë, të mërkurën, kanë organizuar sesionin e diskutimit me Ndihmës Asistentin e Sekretarit të Departamentit të Shtetit, z. Jorgan K. Andrews, nga Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL).

Andrews ka folur para organizatave të shoqërisë civile dhe mediave lidhur me rëndësinë e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë në Kosovë.

Gjatë këtij sesioni, Ndihmës Asistenti i Sekretarit të Departamentit të Shtetit tha se Kosova nuk do të ketë asistencë të përhershme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), duke shtuar se sundimi i ligjit varet nga vullneti politik.

Andrews ka folur edhe për luftën kundër korrupsionit, mosndëshkimin e profilit të lartë dhe procesin e vetingut.