Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), ka mbajtur sot një tryezë diskutimi për llogaridhënien e sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë.
Gjatë tryezës është prezantuar edhe raporti “Llogaridhënia e sistemit të drejtësisë në Kosovë”, i cili përmban gjetjet, vlerësimet dhe rekomandimet sa i përket llogaridhënies të sistemit gjyqësor dhe prokurorial.