I dënuari për mashtrim, kontratë me shtetin për objektet e AKI-së

I dënuari për mashtrim, kontratë me shtetin për objektet e AKI-së

Konsorciumi “Prishtina dhe Brezi Kufitar” ka fituar tenderin për vazhdimin e punimeve në dy objekte të AKI-së, shkruan sot “Koha Ditore”. Pronari i “Brezit Kufitar” ka mashtruar shtetin në tenderë të ndryshëm. Ai është pjesë e një grupi kriminal që me kontrata dhe dëshmi fiktive, kanë arritur të keqpërdorin 1.1 milionë euro për ndërtimin e shtëpive për të kthyerit. Shemsi Haliti thotë se kur ka konkurruar në tender, nuk i është kërkuar dëshmi nëse është nën hetime apo i dënuar. Haliti, ka qenë i dënuar më parë me një vit burg për mashtrim. Atij MAP-i nuk i kishte kërkuar vërtetim nëse është i dënuar apo nën hetime.