Hulumtuesi i IKD-së, Gzim Shala, mban ligjeratë për studentët e Fakultetit Juridik të UP-së

Hulumtuesi i IKD-së, Gzim Shala, mban ligjeratë për studentët e Fakultetit Juridik të UP-së

Hulumtuesi i IKD-së, Gzim Shala, mban ligjeratë për studentët e Fakultetit Juridik të UP-së

Prishtinë, 28 tetor 2019 – Hulumtuesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Gzim Shala, ka mbajtur ligjërata për studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit Publik të Prishtinës “Hasan Prishtina”, me temën “Të drejtat kushtetuese të të pandehurit – zbatimi i standardeve kushtetuese në praktikë”.

Shala ka mbajtur ligjëratë për studentët e nivelit master, duke shpalosur përvojat dhe ekspertizën e IKD-së për temën në fjalë.

Ligjërata është mbajtur në kuadër të projektit “Kërko drejtësi” të mbështetur nga Departamenti i Shtetit Amerikan/Buroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) në kuadër poashtu të bashkëpunimit me Fakultetin Juridik të UP-së.

IKD vazhdimisht zhvillon aktivitete në kuadër të programit “Edukimi” për ngritjen e kapaciteteve të juristëve të rinj.