Haziri: Në Shillovë arrestohet një anëtar i PDK-së

Haziri: Në Shillovë arrestohet një anëtar i PDK-së

Sipas të dhënave që posedon Shtabi Zgjedhor i LDK-së në Gjilan, deri në ora 17:30 kanë dalë të votojnë mbi 42 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Sipas LDK-së në Gjilan, përveç disa rasteve të izoluara, procesi i votimit ka shkuar mirë, pos këtyre parregullsive: “Vizita e kujdestarit të komunës brenda objektit të shkollës fillore ‘Musa Zajmi’” dhe “zyrtarë të lartë, përfshirë edhe deputetë të Parlamentit të Kosovës, duke u sjellë rreth qendrave të vendvotimeve”.