Pas përpjekjes dhe dështimit të familjes sime për ta larguar gjyshin tim të ndjerë nga listat zgjedhore, kam filluar të pyetem se mos është duke u mbajtur në to me arsye.
Gjyshi im i ndjerë, Mehmet Gjevori, ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së tij duke mbledhur e sistematizuar shënime dhe duke shkruar libra. I janë dashur katër vjet për të shkruar fjalorin “Frazelogjizma të Gjuhës Shqipe” për të cilin i ka grumbulluar diku 100,000 thënie dhe i ka shtypur me shumë durim në një makinë të zhurmshme të shtypit.
Edhe tani, një javë para zgjedhjeve, ai vazhdon të mbetet në listën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në të cilat e gjetëm edhe kur shkuam në vendvotime në zgjedhjet e vitit 2010.