Gjyqtarët dhe prokurorët, me nëntë funksione të ndryshme

Gjyqtarët dhe prokurorët, me nëntë funksione të ndryshme

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka mbajtur sot një tryezë, gjatë së cilës është edhe raporti “Llogaridhënia e sistemit të drejtësisë në Kosovë”, i cili përmban gjetjet, vlerësimet dhe rekomandimet sa i përket llogaridhënies të sistemit gjyqësor dhe prokurorial.

Raporti ka analizuar llogaridhënien e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial, karshi dy pushteteve tjera – atij legjislativ dhe ekzekutiv – si dhe funksionimin e mekanizmave të brendshëm të llogaridhënies për prokurorët dhe gjykatësit.Raporti thekson se për të ndërtuar besueshmëri duhet siguruar transparencë dhe llogaridhënie të sistemit të drejtësisë, ndërsa cekë mungesën e efikasitetit dhe efektivitetit të këtyre mekanizmave të llogaridhënies në praktikë, ku rezulton se deri më tash asnjë gjykatës dhe asnjë prokuror nuk është shkarkuar nga detyra për shkak të perfomancës së dobët.