Gjyqësori në Kosovë e dha provimin

Gjyqësori në Kosovë e dha provimin

Është përuruar objekti i Gjykatës Themelore të Prishtinës-Dega në Gllogoc, i cili është rinovuar nga Qeveria e SHBA-ve dhe ajo e Norvegjisë. Ky renovim i cili është mbështetur përmes programit për sundimin efektiv të ligjit të USAID-it, është objekti i 20-ë i cili është rinovuar në kuadër të këtij projekti dhe është cilësuar lartë për nga transparenca efikasitet dhe qasja e qytetarëve në të.