Gjyqësori në Kosovë e dha provimin

Gjyqësori në Kosovë e dha provimin

Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se është mirë që këto kushte që janë duke u ndërtuar, që janë duke u mbështetur nga Qeveria Amerikane dhe donatorët tjerë pasi kjo është pjesa më e rëndësishme, për pjesën e pavarësisë së sistemit gjyqësor.

“Mua më vjen shumë mirë që edhe i nderuari Ibrahimi edhe i nderuari Peci tashmë veç e kanë kuptuar secilin problem që ka ekzistuar në të kaluan dhe po e shihni që po i pranojnë ato pjesë të gabimeve që kanë ekzistuar në të kaluarën dhe që kanë punuar për ta ndërruar atë trendin i cili përfill në rastin e trajtimit të lëndëve të zgjedhjeve në 2010 ka qenë vërtetë jomeritor dhe kjo ndikoi edhe në publik sepse dënimet që janë shqiptuar fillimisht nga ana e gjykatave komunale kanë qenë dënime kryesisht me gjobë dhe me kusht dhe dënimet këto të cilat assesi nuk kanë arrit ta mbërrijnë qëllimin e dënimit. Dihet se çka është qëllimi i dënimit, qëllimi i dënimit është që jo vetëm me kuptua pra edhe me vuajt krimin të cilin e ka bërë kryesi por edhe të ndikoj tek të tjetër të arrihet një sensibilizim në lidhje me atë”, ka thënë ai.