Fakulteti Juridik i UP-së dhe IKD nënshkruajnë memorandum të bashkëpunimit

Fakulteti Juridik i UP-së dhe IKD nënshkruajnë memorandum të bashkëpunimit

Fakulteti Juridik i UP-së dhe IKD nënshkruajnë memorandum të bashkëpunimit

Prishtinë, 13 mars 2019 – Fakulteti Juridik i Universitetit Publik të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi, me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit në të mirë të dy institucioneve, në shërbim të studentëve, qytetarëve dhe sistemit të drejtësisë në përgjithësi.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi ndërinstitucional, të nënshkruar nga Dekani i Fakultetit Juridik, z. Haxhi Gashi dhe Drejtori Ekzekutiv i IKD-së, z. Ehat Miftaraj,  Fakulteti Juridik dhe IKD, do të përfshihen në shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës reciproke. Qëllimi i bashkëpunimit të ndërsjellë do të përfshijë por nuk do të kufizohet në:

– shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës reciproke në fushën e drejtësisë, duke pëfshirë çështjet penale, civile dhe administrative dhe praktikës gjyqësore.

– ofrimi i ekspertizës së stafit akademik në përkrahje të aktiviteteve që për qëllim kanë përmirësimin e sundimit të ligjit, përkatësisht përmirësimin e zbatimit të drejtë të instituteve të së drejtës.

– pjesëmarrja e studentëve në aktivitete dhe projekte për ngritjen e kapaciteteve të juristëve të rinj për fushat në të cilat IKD ka ekspertizë, zhvillon aktivitete dhe projekte të ndryshme.

IKD është organizatë e pavarur joqeveritare dhe jofitimprurëse, fabrikë e mendimeve e specializuar në fushën e drejtësisë, që merret me avancimin e së drejtës. Misioni i IKD-së është forcimi i sundimit të ligjit dhe përmirësimi i qasjes në drejtësi për qytetarët. Veprimtarinë e vet, instituti e zhvillon përmes strukturës programatike. Ky memorandum i bashkëpunimit i shërben arritjes së objektivave të programit të edukimit, i cili është qëllim institucional i IKD-së.

IKD në kuadër të programit të edukimit, aktualisht është duek zbatuar projektin e mbështetur nga Ambasada Amerikane në Kosovë “Kërko Drejtësi”, i cili ka për objektivë të saj ofrimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes së Fakulteteve Juridike në Kosovë dhe studentëve të tyre.