Zagreb, Kroaci, 15, 16 mars 2019 – Instituti i Kosovës për Drejtësi për herë të parë ka përfaqësuar Kosovën në Konferencën Vjetore të Forumit Këshillues të Ekspertëve Ligjor (LEAP). Në këtë konferencë IKD është përfaqësuar nga hulumtuesi i lartë/Menaxheri i Programit, z. Yll Zekaj.
IKD në bashkëpunim me CLARD, të ndihmuar nga Fair Trials Brussels dhe Netherlands Helsinki Committee janë duke udhëhequr procesin e përgatitjes së anëtarësimit të Kosovës në LEAP.
Ky proces është duke u realizuar përmes projektit të përkrahur nga Ambasada Holandeze në Kosovë.