Evidentohen mangësitë e sistemit prokurorial

Evidentohen mangësitë e sistemit prokurorial

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Ambasadës Britanike në Prishtinë, ka organizuar një tryezë për të diskutuar zbatimin e Planit të Veprimit për Rritjen e Efikasitetit të Sistemit Prokurorial për Luftimin e Korrupsionit.

Gjatë tryezës është prezantuar raporti vlerësues i IKD-së, “Korrupsioni në Kosovë: Raport vlerësues mbi efikasitetin e sistemit prokurorial në zbatimin e planit të veprimit për rastet e korrupsionit”, i cili përmban gjetjet, vlerësimet dhe rekomandimet sa i përket zbatimit me efikasitet dhe efektivitet të këtij plani në mënyrë që rastet korruptive të marrin përgjigjen e duhur nga sistemi prokurorial.