Me 11 gusht të vitit 2021, Qeveria e Kosovës e miratoi Strategjinë për Sundimin e Ligjit 2021-2026. Pjesë e rëndësishme e këtij vendimi është edhe Plani i Veprimit për zbatimin e kësaj strategjie për vitet 2021-2023, zbatimin e së cilit do ta monitorojë dhe do ta koordinojë në mënyrë të vazhdueshme Ministria e Drejtësisë së bashku me institucionet e tjera kompetente, të cilat bashkërisht do ta përbëjnë Komitetin Drejtues dhe Organin Koordinues ndërinstitucional.
Plani për zbatimin e Strategjia për Sundimin e Ligjit i ka katër objektiva strategjike: 1) fuqizimi i sistemit gjyqësor dhe prokurorial; 2) fuqizimi i drejtësisë penale; 3) fuqizimi i qasjes në drejtësi; dhe 4) fuqizimi i luftës anti-korrupsion. Këto objektiva janë ndarë në pesëmbëdhjetë (15) objektiva tjera specifike në të cilat është bazuar Plani i Veprimit.
Institucionet zbatuese të aktiviteteve kanë arritur t’i kryejnë vetëm 43% të aktiviteteve të planifikuara.
Objektivi 4, fuqizimi i luftës anti-korrupsion është objektivi me më së shumti aktivitete të realizuara plotësisht dhe me numrin më të vogël të aktiviteteve të pazbatuara në raport me tre objektivat e tjera. Gjashtëdhjetë (60%) përqinde aktivitete janë zbatuar në kuadër të këtij objektivi, ndërsa kanë mbetur për t’u zbatuar plotësisht edhe 1.61% e aktiviteteve.
Objektivi 1, fuqizimi i sistemit gjyqësor dhe prokurorial është objektivi në radhë me më së paku aktivitete të realizuara plotësisht dhe po ashtu me numrin më të vogël të aktiviteteve të pazbatuara. Pesëdhjetë e një (51%) përqind e aktiviteteve janë zbatuar në kuadër të këtij objektivi, ndërsa kanë mbetur për t’u zbatuar plotësisht edhe 8.39 % e aktiviteteve.
Objektivi 3, fuqizimi i sistemit gjyqësor dhe prokurorial është objektivi në radhë me më së paku aktivitete të realizuara plotësisht dhe po ashtu me numrin më të vogël të aktiviteteve të pazbatuara. Tridhjetë e katër (34%) përqind e aktiviteteve janë zbatuar në kuadër të këtij objektivi, ndërsa kanë mbetur për t’u zbatuar plotësisht edhe 16.67 % e aktiviteteve.
Objektivi 2, fuqizimi i drejtësisë penale është objektivi me më së paku aktivitete të realizuara plotësisht dhe po ashtu me numrin më të madh të aktiviteteve të pazbatuara. Tridhjetë e dy (32%) e aktivitete janë zbatuar në kuadër të këtij objektivi, ndërsa kanë mbetur për t’u zbatuar plotësisht edhe 17.95 % e aktiviteteve.
Objektivi 1 Objektivi 2 Objektivi 3 Objektivi 4
forcimi i sistemit forcimi i drejtësisë forcimi i qasjes në forcimi i luftës
gjyqësor dhe prokurorial penale drejtësi antikorrupsion
50.97% 32.05% 34.02% 59.68%