Do të ndëshkohen të gjithë abuzuesit e votave

Do të ndëshkohen të gjithë abuzuesit e votave

Prokuroria e shtetit vazhdon të zotohet se do të ndëshkohen të gjithë abuzuesit e votave. Organet e akuzës dhe segmentet e tjera të rendit dhe ligjit kanë garantuar se ky proces zgjedhor nuk do të lejohet të abuzohet.

Pavarësisht se niveli abuzimeve me vota nga proceset e kaluara zgjedhore nuk vlerësohet të jetë ndëshkuar në përmasën e duhur, organet e prokurorisë dhe gjyqësorit konsiderojnë se në këtë proces zgjedhor kanë rol më proaktiv se kurrë. Ata në një debat mbi drejtësinë në Zgjedhje të Institutit për Drejtësi kanë folur për plane e strategji që do të jenë pengesë për abuzime të mundshme me procesin zgjedhor.