Përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë kanë paralajmëruar masa të rrepta ndaj të gjithë keqpërdoruesve eventualë të votave që mund të ndodhin lidhur me zgjedhjet e 3 nëntorit të këtij viti.
Kështu është thënë në Gjilan, në tryezën e shtatë dhe të fundit të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit. Aty morën pjesë të gjithë akterët e institucioneve të drejtësisë të nivelit qendror dhe lokal, me kandidatët e partive politike, shoqërinë civile dhe mediat.